“Të dalë ligji dhe t’u pritet deri në kërcell”, kandidati godet sërish

E dini tashmë se Hasbi Kasa ka vendosur të kandidojë sërish, këtë herë për bashkinë e Këlcyrës.

Ai u bë i famshëm pasi tha shprehjen “I rëntë k.anceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin për deputet.

E ndërsa nuk kanë munguar edhe premtimet për elektoratin e tij si, legalizimi i hashashit apo i prostitucionit, Kasa ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, këtë herë për meshkujt.

Në një video të shpërndarë nga moderatori i emisionit “Xing”, Ermal Mamaqi, Hasbi Kasa thotë: “Të gjithë ata meshkujt që zënë femër me forcë, unë propozoj që të dalë ligji dhe t’u pritet deri në kërcell”