Të dhënat t.ronditëse/ Ja çfarë po vjen nga Kina, SHBA ngre alarmin



Një raport i publikuar se fundmi nga Pentagoni ngre alarmin pasi parashikon që Kina së paku do të dyfishojë arsenalin e saj të raketave me mbushje bërthamore gjatë dekadës së ardhshme.



Raporti thotë se numri i mbushjeve bërthamore aktualisht vlerësohet të jetë pak më shumë se 200 dhe përfshin ato që mund të instalohen në raketa balistike, të afta për të arritur në Shtetet e Bashkuara.



Kjo është hera e parë që Pentagoni ka deklaruar një numër specifik të mbushjeve bërthamore kineze, u tha gazetarëve këtë javë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Chad Sbragia.

“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar për këtë numër”, tha zoti Sbragia, “por ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga trajektorja e zhvillimit bërthamor të Kinës në përgjithësi.”