Të dhënat zyrtare/ Si ndryshoi pasuria e kryebashkiakes Voltana Ademi nga me zero pasuri të paluajtshme



Open Spending Albania, krijuar nga Albanian Institute of Science & Open Data Albania, ka publikuar deklarimet pasurore të kryetares së bashkisë Shkoder Voltana Ademi. Si ndryshoi pasuria e saj nga viti 2004 në 2011 dhe së fundmi në 2019, pas 4 vitesh kryetare e bashkisë më të madhe të veriut të vendit dhe një prej më të rëndësishmeve në vend.



Në deklaratën e saj të parë në 2004 Ademi rezultonte pa pasuri të paluajtshme. Ndërsa në sesionin të tjera deklaronte:



Të ardhura neto në vlerën 768 324 Lekë nga paga pranë Bashkisë Shkodër. E ardhura bruto është 900 000 Lekë për të cilën detyrimet tatimore janë 131 676 Lekë.

Por çfarë ndodhi më vonë, në 2011 kur ligji u forcua e po ashtu edhe filtrat, Ademi rezulton me një listë të gjatë pasurish të paluajtshme.

Pasuri të paluajtshme

1) Pronare 33% e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë me sipërfaqe 116.5 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

2) Pronare 16.66 % e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë me sipërfaqe 20 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

3) Pronare 16.66 % e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë me sipërfaqe 18.5 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

4) Pronare 16.66 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 79 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Mbi këtë truall është ndërtuar me leje ndërtimi “Shtesë banesë, godinë 3 katëshe me sipërfaqe 79 m2”. Objekti ka përfunduar ndërtimin dhe është në proces finalizimi dhe regjistrimi në ZRPP.

5) Pronare 33.33 % e pasurisë së paluajtshme, shesh truall me sipërfaqe 450 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009.

6) Pronare 3.33 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 24 700 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

7) Pronare 3.33 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 2 106 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

8) Pronare 8.33 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 250 m2 në Shkodër nga të cilat 131 m2 ndërtesë dy katëshe, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve. Për këtë truall është lidhur Kontratë Sipërmarrje për ndërtimin e një objekti midis bashkëpronarëve të tjerë.

9) Pronare 25 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 335.4 m2 në Shkodër, të përfituar sipas Kontratës së Shitjes datë 22.11.2010 dhe Akt noteriale datë 25.06.2009 për bashkimin e pasurive të bashkëpronarëve në një pasuri të vetme.

10) Pronare 16.7 % e pasurisë së paluajtshme, shtëpi banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe oborr me sipërfaqe rreth 250 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

11) Pronare 33.33 % e pasurisë së paluajtshme, truall me sipërfaqe 35.34 m2 në Shkodër, të përfituar si trashëgimi në bazë të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 17.12.2009. Pasuria, në proces regjistrimi në favor të trashëgimtarëve.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

Gjendje të mjeteve monetare cash, 2 000 000 Lekë si kursime nga të ardhurat e pagës dhe shpërblimet për pjesmarrjet në projekte për një periudhë 2 vjeçare (e ardhura mujore 127 853 Lekë) dhe 3 000 000 Lekë nga qiratë, trashëgimit dhe monedhat e ruajtura të familjes së babait.

Të tjera

1) Të ardhura në vlerën 140 000 Lekë nga qiradhënia e objektit me sipërfaqe 35.34 m2 sipas Kontratës së Qirasë datë 18.10.2010 të lidhur me të gjithë qiradhënësit trashëgimtar.

2) Të ardhura në vlerën 220 000 Lekë nga qiradhënia e sipërfaqes 70 m2 si pjesë e objektit me sipërfaqe 116.5 m2, në bazë të Kontratës së Qirasë datë 17.09.2011, të lidhur me të gjithë qiradhënësit trashëgimtar.

3) Të ardhura në vlerën 60 000 Lekë nga qiradhënia e sipërfaqes 25 m2 si pjesë e objektit me sipërfaqe 116.5 m2, në bazë të Kontratës së Qirasë datë 17.09.2011 të lidhur me të gjithë qiradhënësit trashëgimtar.

4) Të ardhura në vlerën 100 000 Lekë nga qiradhënia e sipërfaqes 20 m2 si pjesë e objektit me sipërfaqe 116.5 m2, në bazë të Kontratës së Qirasë datë 17.09.2011 të lidhur me të gjithë qiradhënësit trashëgimtar.

5) Të ardhura në vlerën 1 000 Euro nga qiradhënia e objektit të ndërtuar me leje ndërtimi me sipërfaqe 79 m2 (ndërtimi mbi truallin e përfituar si trashë gimi), në bazë të deklaratës noteriale datë 27.10.2011.

6) Të ardhura në vlerën 1 662 089 Lekë nga paga si Specialiste Programi në bazë të kontratës së punës me kohë të plotës të lidhur me Organizatën Intercooperation Albania.

7) Bashkë-dorëzanëse për kontratën e kredisë datë 11.04.2008 të marrë nga një kredimarrës pranë NBG Bank në shumën 125 000 Euro me qëllim ndërtimin/rikonstruksionin e një objekti 3 katësh mbi pasurinë truall me sipërfaqe 250 m2 në Shkodër.

Në vitin 2019 ka një tjetër realitet, ku të ardhurat kanë njohur rritje të konsiderueshme për numrin një të bashkisë Shkoder.

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura neto në vlerën 1 521 574.35 Lekë nga paga dhe shpërblimet si Kryetare e Bashkisë Shkodër për periudhën 01 Janar 2019 – 31 Dhjetor 2019. E ardhura është derdhur në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

2) Të ardhura në vlerën 776.01 Euro si rimbursime të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit nga UNDP-ja, për vitin 2018. E ardhura është derdhur në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura neto në vlerën 130 900 Lekë nga shpërblimet si anëtare e Këshillit të Qarkut Shkodër për periudhën 01.01.2019-31.12.2019. E ardhura është derdhur në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

Të ardhura Qiradhënie

1) Të ardhura ne vlerën 51 000 Lekë nga qiradhënia e një njësie me sipërfaqe 35.34 m2, në bazë të deklaratës noteriale datë 08.10.2017. Vlera e të ardhurave totale nga qiradhënia është 153 000 Lekë për të cilën pjesa takuese e Znj.Ademi është 1/3.

2) Të ardhura në vlerën 34 000 Lekë nga qiradhënia e një njësie me sipërfaqe 50 m2 si pjesë e objektit me sipërfaqe 116.5 m2, në bashkëpronësi me 2 subjekte të tjera me pjesë takuese 1/3 secili. E ardhura neto gjatë 2019, të përfituar nga të gjithë bashkëpronarët, e marrë në bazë të Kontratës së qirasë datë 14.02.2017 është 102 000 Lekë.

3) Të ardhura në vlerën 12 750 Lekë nga qiradhënia e një njësie me sipërfaqe 50 m2 si pjesë e objektit me sipërfaqe 79 m2, objekt në bashkëpronësi me 12 subjekte të tjera me pjesë takuese 1/12 secili. E ardhura neto gjatë 2019, të përfituar nga të gjithë bashkëpronarët, e marrë në bazë të Kontratës së qirasë datë 14.02.2017 është 153 000 Lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshorti, Z. Fran Mjeda, të ardhura neto në vlerën 760 547.59 Lekë nga paga dhe shpërblimet si baterist pranë Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare OST, për vitin 2019. E ardhura është derdhur në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

2) Vjerra, Znj. Domenika Mjeda, të ardhura në vlerën 283 619 Lekë si pension pleqërie për vitin 2019.

Të tjera

Kredi bankare për të cilën gjatë vitit 2019 është likuiduar principal 528 194.41 Lekë, interesa 54 315.71 Lekë, sigurim kredie 10 976.28 Lekë dhe penalitet për për pagesë kësti me vonesë 1 406.64 Lekë. Gjendja e principalit të mbetur të pashlyer në 31.12.2019 është 1 119 454.8 Lekë.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2019

Shpenzuar shuma 594 893.04 Lekë si shlyerje të kësteve të kredisë bankare (principal, interesa) dhe për sigurim kredie, penalitet për likuidim të vonshëm, për vitin 2019.