Te Dinamo kanë besim për një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë, ja çfarë bëjnë

Dinamo – Vllaznia është një nga supersfidat e kësaj jave në Kategorinë e Parë. Një nga përballjet më të vjetra të futbollit shqiptar nuk luhet në Superiore, por në një kategori më të ulët. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi një përballje të bukur mes dy skuadrave elitare të Shqipërisë.

Ky takim është planifikuar të luhet të dielën në orën 14:00 në Pezë-Helmes dhe për të arritur një rezultat pozitiv, ekipi i Dinamos ka nevojë për mbështetjen e tifozerisë së saj. Për këtë, ka edhe një thirrje në faqen zyrtare të klubit dinamovit.

“Te Dielen ne oren 14:00 ne Peze Helmes, DINAMO – Vllaznia. Dinamovitet rikthehen perpara tifozerise pas tri ndeshjesh ne transferte, ndersa perballe do te jete kundershtari direkt, Vllaznia e Shkodres! Klasikja e futbollit luhet kesaj rradhe ne nje kategori qe nuk i shkon pershtat asnje prej skuadrave ndersa Dinamovitet kerkojne fitoren, si kusht te vetem per te vazhduar luften per Superlige! Ftojme tifozet te bashkohen me BLUE BOYS, te shumte ne numer dhe ne mbeshtetje te ekipit! TE GJITHE BASHKE!” – shkruhet në faqen zyrtare të ekipit të Dinamos. /ShkodraNews