Të gjitha faktet e ma.shtrimit të madh/ Ja si PD-PS-LSI po përsërisin pazarin e 9 marsit 1997

Janë të njëjtat parti-familje e persona; është e njëjta lojë e përsëritur 17 herë në 23 vitet e fundit/ Vota e lirë dhe e barabartë, u përdhos e gjakos, më 26 maj 1996 nga Sali Berisha; u shtrua në dajak policor e u përgjak nga Ilir Meta, në zgjedhjet lokale të vitit 2000 në Tropojë me vrasjen e Syl Lushaj; u zhduk edhe nga Kushtetuta, më 24 prill 2008 me pazarin Berisha-Rama; ndërsa tani, “këshilli i mafies politike” Berisha, Meta, Rama, Basha, ka nxjerr në skenë disa “tellallë”, për t’u lexuar shqiptarëve të njëjtin “trakt” demagogjik

Se përse e ulën “hundën” krerët e PD-LSI dhe u ulën në tavolinë me Gjiknurin; duke iu gjunjëzuar kreut të PS, Edi Rama, të cilësuar prej tyre si “tradhëtar, hajdut e kriminel”; kjo nuk do sqarime, mbasi nuk është histori e re, por moral i vjetëruar i krerëve të politikës shqiptare.

Nisur prej këtij realiteti, me pozicion 30 vite kthim mbrapa e degradim të votës së lirë; shqiptarët nuk duhet të komentojnë në ”FB”, pse u takuan “çerat” e PD PS e LSI; por duhet të shqetësohen, për faktin se edhe ky takim e betim për votë të lirë, është vazhdim i lojës së tyre.

Nëse edhe në këtë pazar të pas 30 viteve tranzicion; janë të njëjtët persona, që na kanë shkatërruar si vend e popull; edhe teskti i marrëveshjes së 14 janarit 2020, është kopje e 17 marrëveshjeve e 12 komisione-reformave zgjedhore, që PD, PS, LSI kanë bërë 23 vitet e fundit.

Mos u çuditni, por 7 pikat për reformën zgjedhore; për të cilën gjoja janë ulur PD-PS-LSI; janë si 7 pikat e marrëveshjes, që PD-PS kanë bërë më 9 mars 1997; kur pas vjedhjes që u bënë shqiptarëve, e zjarrit që i vunë Shqipërisë, duke shkelur mbi 3 mijë viktimat e luftës shtet-popull-banda; u puthën dhe firmosën pazarin.

Në marrëveshjen e 9 marsit 1997, duke përdorur zgjedhjet e 26 majit, si “njollë të zezë krimi shtetëror” të pushtetit të Sali Berishës; PS kërkoi të krijohej “Qeveria kalimtare” (Fino); e të bëhej reforma për të garantuar zgjedhje të rregullta.

Marrëveshja PD-PS e 9 marsit 1997, kërkoi konsultim dhe prezencë të OSBE/ODIHR”, për reformën zgjedhore, që të garantohej vota e lire; po kështu dhe marrëveshja PD-PS-LSI e 14 janarit 2020, kërkon të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR” e në prezencë të tyre.

Më 9 mars 1997, u krijua Këshilli e Përbashkët Ndër-partiakë; që reforma, të ishte gati më 30 maj 1997, për zbatim në zgjedhjet e 29 qershorit 1997; ndërsa me marrëveshjen e 14 janarit 2020; u krijua Këshillin Politik, që do hartojë Reformën Zgjedhore brenda 15 marsit 2020.

Gjithë plagët zgjedhore të para 23 viteve, janë prezent dhe në pazarin e e sotëm PD-PS-LSI:

– mos ndërhyrje e policisë në zgjedhje, në qëndra votimi e numërimi;

– ndalimi i dhunës policore në fushatë elektorale.

– ndalimi dhe ndëshkimi i shit-blerjes, manipulimit e vjedhjes së votës;

– ndalimi i presionit të pushtetit, mbi administratën dhe votuesit e opozitës.

– numërimi transparent i votave, me prezencë të çdo partie politike.

– ndalimi i kriminelëve në qendrat e votimit;

– mos-përdorimi i logjistikës e financave shtetërore në fushatë.

Madje, si atëherë, po kërkohet edhe qeveri kujdestare 3 mujore, me status e përbërje pozitë-opozitë, tipik si “Qeveria e Pajtimit Kombëtar-Fino”, krijuar me ministra të PD, PS etj. Këtë “pajtim” e bënë dhe tani, pas 1 viti kaos publik, shkatërrim të vendit e bllokim të negociatave; duke na e servirur si “marrëveshje moderne”, në interes të popullit e Shqipërisë.

A mund të besohen më, “ujqërit” e vjetër Berisha, Meta, Rama, Basha; që po dalin e përbetohen për ndershmëri, të ri-veshur përsëri me “lëkurë qingji”?/Pamfleti