Të gjitha përp.lasjet/ Lu.ftë socialistësh në Shkodër, një grua mund të jetë kryetarja e re

Socialistet e Shkodres per here te pare mund te drejtohen nga nje grua, pasi ish kryetari Edmond Emini u shkarkua ne forme ceremoniale nga kryetari i PS se Shqiperise, njeheresh kryeminister i vendit Edi Rama. Procesi i reformimit dhe zgjedhjeve te brendshme ne PS do te paraprihet nga porosia e prere e kryeministrit, qe grate te jene ne pozicione drejtuese dhe te kene me shume vendimarrje. Perballe ketij realiteti ne Shkoder qe eshte nder bashkite me problematike per riorganizimin e ri, kane nisur te diskutohen hapat e pare qe do te ndiqen. Emrat me te perfolur jane grate drejtuese dhe ato te njohura per kontributin nder vite ne seline roze, qe Rama ne konsultim me koordinatoret mund ti filtroje per te shkuar tek kandidati potencial qe do ti nenshtrohet votimit ose emerimit direkt. Megjithate kaosi i krijuar me drejtuesit e rinj qe ende nuk jane vendosur ne drejtorite kyçe, po e nderlikon jo pak riorganizimin, pasi mosmarreveshjet me te medha jane mes deputeteve te qarkut. Keto te fundit jane kthyer ne shqetesimin madhor edhe te vete kryeministrit qe po shmang takimet me to, duke mos pranuar te mblidhet me pa rene vete keto te fundit dakort per emerimet e reja te metropolit verior. Ne front eshte hapur nje lufte e re e cila tashme shigjetat do ti kete tek kryetari i ri i partise qe secili do te kerkoje ta kete nga klani i tij./ShkodraNews