Të gjitha shifrat/ In.fektime, të vd.ekur dhe situata e rëndë në spitale…ja ç’po ndodh në Shqipëri



Vazhdojnë te jenë të larta shifrat e infektimeve të reja me koronavirus në Shqipëri. Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 152 raste të infektimeve të reja dhe 2 qytetarë që kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit.



Situata në spitale vijon të jetë e rëndë. Aktualisht në spitalin Inf.ektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.



Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.  53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.