Të gjitha shifrat, në spitalet covid është situatë le.meri…ja nga janë të vd.ekurit, ka nga Shkodra



Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me ko.ronavi.rusin që prej nisjes së pandemisë.



Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se situata vijon e rëndë.



Janë pesë të vde.kur dhe 273 raste të reja janë regjistruar me Covid në vend 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.