Të gjithë sytë nga qielli sonte, ja çfarë pritet të ndodhë vetëm pas pak

Ndodh shume rralle.

Shiu i meteorëve, Perseids pritet që të japë ‘shfaqje’ mbrëmjen e sotme.

“Shiu” i këtyre shkëmbinjve të vegjël të hapësirës bie çdo vit mbi planetin tonë pasi krijohet prej mbetjeve të lëna pas nga kometa Swift Tuttle.

Sipas shkencëtarëve, rënia e meteorëve të vegjël ka nisur qe nga 17 korriku dhe do të vazhdojë deri më 24 gusht.

Gjithsesi, astronomët thonë se netët më të mira për të shikuar ‘spektaklin’ janë ne datat 12-13 gusht.

Pra sonte mund te keni mundësinë qe të shihni me sytë tuaj ‘yjet’ kur shkëputen nga qielli.

Ndryshe nga shumë evente të tjera të qiellit, shiu i meteorëve nuk ka nevojë për pajisje speciale për t’u parë, mjafton të ktheni sytë nga qielli dhe te vëzhgoni.