“Të majtët përvjetorin e PS, të djathtët ditëlindjen e Bashës”, b.omba e Patozit: Edhe festat i kanë në një ditë. Rastësia i ka ndihmuar që të…

NGA ASTRIT PATOZI

EDHE FESTAT I KANË NË NJË DITË

Sot qenka ditë e madhe për të gjithë kombin. Të majtët festokan përvjetorin e Partisë Socialiste, ndërsa të djathtët ditëlindjen e Lulzim Bashës.

Të dy palët bëjnë sikur nuk e dinë, sepse nga Partia Socialiste ka mbetur vetëm kujtimi i Dritëro Agollit, ngaqë Edi Rama e ka shndërruar prej kohësh në “Rilindje” forcën politike, që trashëgoi prej Fatos Nanos. Por të majtëve kjo nuk besoj se u bie shumë rëndë, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe kur ndryshuan emrin e Partisë së Punës, më 1991-shin.

Ndërsa në kampin tjetër, e ka marrë vesh edhe më trushkuluri se, në vend të një partie të madhe, që ndër të tjera përmbysi komunizmin, tani ka mbetur vetëm kryetari. Dhe kështu i bie që secili të festojë atë që i ka mbetur.

Ndaj edhe gëzuar ditëlindjen të dyja partive, të cilat edhe rastësia i ka ndihmuar shumë që sot të duken njësoj. Tamam siç janë realisht, në fakt.

Lexo edhe: