“Të ndyrë e të shëmtuar! Një kafene e pistë. A keni Zot?!” Aktorja e njohur shan e peshtyn politikanët

Një reagim shpërthyes ka ardhur nga aktorja e njohur, Ema Andrea, në reagim të fjalorit banal që përdorën deputetët shqiptarë sot gjatë seancës plenare. Debati degradoi në gjuhën më të ulët të mundshme, me fyerje e sharje mes deputetëve. Aktorja shkruan e indinjuar se ky nuk është Parlamenti, por një kafene e ndyrë dhe e pisët.

“Parlamenti i Republikës së Shqiperisë si kafeneja më e ndyrë e pisët e shëmtuar ku mblidhen për tu sharë, të pershtatshmit e kësaj hapësire! Asnjë fjali për problemet e këtij vendi! Asnjë fjali për qytetarët! Asnjë mendje e urtë! Asnjë dritë shprese!  Fjalori juaj,fjalimet tuaja nuk kanë asnjë lidhje me liderat e një kombi! Ndër të tjera jeni shembulli më keq për brezin e ri! Dhe sërish merrni dritën e mediave dhe kohën time! Në këtë vend,e keqja është bërë normale! …. Dhe e keqja juaj (të gjithëve) nuk ndalet! A keni Zot!?”, shkruan Andrea.