Të paktën mos ua jepni fëmijëve, ja çfarë i ndodh trurit kur hamë patatina dhe pije të gazuara



Keni dëshirë të vazhdueshme të konsumoni çipsa e pije të gazuara? Kjo mund të jetë si pasojë e 100 trilionë baktereve që jetojnë në zorrën tuaj, të cilët i tregojnë trurit se çfarë të hani.



Kjo është ajo çfarë shkencëtarët e quajnë boshti ‘zorrë-tru’. Ajo çfarë hamë ndryshon biokiminë e trupit, si dhe influencon mënyrën se si dukemi, mendojmë e ndjejmë.



Zorrët krijojnë pjesën më të madhe të seretoninës e dopaminës, hormone përgjegjëse për gjendjen emocionale të njeriut.

Kësisoj, të ngrënit ushqime të shpejta e jo të shëndetshme mund të çojë në lodhje më të shpejtë, si dhe ankth.