“Të përshëndet nga Tirana një nga ‘b.a.rbarët e zbritur nga pylli’, mesazhi prekës i Majkos

Ai ka mbërritur në Kosovë në vizitën e tij të dytë në vend. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u prit sot nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë vizitë e ka komentuar edhe ish kryeministri Pandeli Majko i cili ka qenë në këtë detyrë në kohën e luftës në Kosovë.

POSTIMI I PLOTE I MAJKOS

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.

Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.

Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”

Pandeli Majko

11 Qershor 2019