Të shtëna me a.rmë, ka të p.lagosur

Ngjarje e rëndë në qytetin e Beratit.

Një 32-vjeçar ka mbetur i p.lagosur në fshatin Fermë-Partizani në Berat.

Një shtetas 43-vjeçar i identifikuar nga policia me inicialet E.P ka plagosur me armë një 32-vjeçar me inicialet D.B.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 16.45 dhe dyshohet se shkak janë bërë për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat ku thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu thonë se po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e përplasjes me armë.