Të shtënat që t.ronditën qytetin/ Sherri i përgj.akshëm, shkon në tre numri i të plagosurve. Ja emrat e biznesmenëve



Dalin të tjera detaje nga plagosja mëngjesin e sotëm në kryeqytet tek një pallat në ndërtim, tek rruga “Ndre Mjeda”.



I p.lagosur me a.rmë z.jarri mbeti 42-vjeçari Sino Llanaj, biznesmen, nje kalimtar rasti dhe roja i objektit ne ndertim, ky i fundit me sende te forta.



Mësohet se i dyshuar mendohet të jetë Albert Allmuça.

Ndërsa, dyshohet po ashtu se bëhet fjalë për një konflikt mes ortakëve të një pallati.

Siç raporton News 24, dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Mësohet se edhe katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes tyre dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

“Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Policia ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça”, tha gazetarja Dorjana Bezat.