Të shtunën festë tek Vllaznia, por askush nuk do e…

Kategoria e Parë vjen në finish. Këtë të shtunë në ora 16:00 luhen sfidat e fundit të kësaj kategorie. Aty ku këtë vit ka marrë pjesë edhe Vllaznia.

Kuqeblutë do e mbyllin sezonin në shtëpi. Përballë do të ketë Erzenin e Shijakut. Një ekip që ka rivalizuar shkodranët në këtë sezon deri para pak javë para përfundimit.

Një takim që nuk ka vlerë, pasi Vllaznia ka siguruar vendin e parë. Çka do të thotë se kjo ndeshje do të kthehet në një festë për kuqeblutë, të cilët arrijnë objektivin në këtë sezon.

Një festë që natyrisht askush nuk do e dëshirontë në Shkodër për pozitat ku skuadra feston.

Klubi 100-vjeçar e meriton të jetë mes më të mirave të kampionatit shqiptar dhe jo një kategori më poshtë. Prandaj, duhet të shërbejë si mësim për drejtuesit dhe të mos përsëritet më ky sezon që e shpall Vllazninë fituese….në një kategori inferiore. /ShkodraNews