“Të të vijë turp, komunist”, çfarë ndodhi sot në parlament

Një debat shumë i ashpër u zhvillua sot në seancë planere në Kuvend. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përplas me deputetin Ralf Gjoni.

Ndërkohë që Gjoni fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit. Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga Gramoz Rucit. “Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralf Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit.