Tek Vllaznia çudisin te gjithe, priten largime masive nga kuqeblutë

Tek Vllaznia çudisin te gjithe! Tekniku Mirsad Jonuz kete fillim viti nuk ka hezituar te flase e madje te shprehet qartazi se 6 lojtare jane per tu larguar nga Vllaznia. Mes tyre edhe brazilianet me te cilet klubi ka kontrate deri ne fund te sezonit dhe nese nuk gjendet dakortesi per prishje kontrate mund te penalizohen. Nga ana tjeter ai foli per blerje te reja ku domosdoshmeri quajti afrimin e se paku dy sulmuesve dhe nje plejmeker e nje mbrojtes qendre. E ndersa nevoje emergjente jane goleshenuesit, kjo e pranuar pas cdo analize te ndeshjeve te fazes se pare, drejtuesit e klubit Vllaznia ecin me kurs tjeter. Ata i sjellin teknikut Jonuz nje mbrojtes qe per hir te se vertetes Vllaznia nuk eshte se ka vuajtur aq sa per repartet e tjera. Ne loje Jonuz e pranoi se jane edhe Hebaj e Fili, por me shkodranin dhe gjirokastritin negociatat jane larg, e tek Vllaznia pak shpresa ka per nje goditje te forte ne kete merkato dimerore. Natyrshem qe ndikim ka edhe buxheti, pasi keshilli bashkiak ne miratimin e projektbuxhetit 2020, per kuqeblute kaloi vetem 450 milion leke te vjetra. Me kaq para te presesh goditje te forta ne merkato ka pak shanse, e po ashtu objektivi i Europes duket larg i realizueshem me keto hapa qe po ecet. Megjithate cdo gje i duhet lene kohes dhe per te pare fytyren e re qe do ti jepet Vllaznise se sezonit te dyte mbetet pritja. Skuadra ne mesjave udheton drejt Ohrit te Maqedonise se veriut atje ku do te luaje disa miqesore dhe ne keto perballje bashke me blerjet qe do te mund te kryhen, do te arrihet te kuptohet se deri ku do te mund te shkoje Vllaznia, e cila ne gjithe keto vite ka notuar ne ujra te turbullta e ka pare pak dite te mira.