Tek Vllaznia presin trajnerin Canaj, por ja çfarë thotë administratori

Tek Vllaznia presin rikthimin e trajnerit Agim Canaj, pas vizitës së tij në Angli për arsye familjare. Dita e sotme pritet të rikthejë pranë skuadrës teknikun e njohur, por ekziston mundësia edhe që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Gjithsesi, gjithçka do të vërtetohet në ora 15:00, ku skuadra e Vllaznisë pritet të zbresë në fushën e Shtojit për të nisur përgatitjet për sfidën ndaj Erzenit. Por, rreth situatës që po kalon klubi shkodran ka folur administratori Suad Lici.

Në një prononcim për “Zona Gol”, ai është shprehur: “Në një klub futbolli gjithmonë do të ketë problematika. Ka lojtarë që kërkojnë më shumë minuta, por gjithçka duhet të vendoset nëpërmjet meritokracisë. Ne këtë kërkojmë të vendosim në klub. Nëpërmjet meritokracisë, lojtarët mund të japin më të mirën për skuadrën. Klubi ka marrë dy masa pas një ankese të trajnerit Canaj. Me ardhjen e drejtorit teknik do ta analizojmë këtë situate.” /ShkodraNews