Telefonata e fundit me babain, detajet e t.rishta nga ekzekutimi i djalit në Fier

I riu Florian Selimi i cili u v ra në fshatin Sulaj të Fierit, kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt në makinën e tij.

Gjatë këtij momenti Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar. Kjo ka qene edhe telefonata e fundit qe ka bere ai. Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal.

Policia vuri në p ranga mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S. S., 26 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Nga policia u mësua se dy djemtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë qëlluar me mjet p rerës 23 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kafano të hapur, ndërsa ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.