Telefonata pikante që në mëngjes, Aldo shtanget, i bën ofertën joshëse gruas 40 vjeçe

Një telefonuese në emisionin e mëngjesit në Klan, të Aldo Morning show, ka kërkuar lidhje. Sot, ishte një grua që u prezantua e moshës 40 vjecare, (edhe pse tha se ngjaj si 30 vjece se jam shumë larg me moshën).

Ajo i kërkoi prezantuesit të emisionit një djalë që të ishte i pashëm dhe korrekt, me sjellje të mirë, për një lidhje serioze.

Por Aldo iu përgjigj menjëherë duke i thënë se njihte një djalë shumë të mirë ai vetë, por që lirohej pas një viti.

“Njoh një djalë shumë të mirë, mbi të gjitha shuumë i dashur, por që lirohet pas një viti se është në burg”.

“Po më gjete një tjetër”, i tha gruaja nga ana tjetër e telefonit, “por garanci për fëmijë unë nuk jap se jam 40 vjec”. Ndërsa Aldo ia ktheu: “Mos u fut në ato punë se janë delikate, i dini vetë”.