Temperaturat deri në -14 gradë, sinoptikanët bëjnë parashikim e bujshëm, kujdes këtë ditë

Pas një përmirësimi të kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme, duket se asgjë s’ka mbaruar.

Vala e të ftohtit që ka mbërthyer Ballkanin nuk ka përfunduar ende. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e martë parashikohet të jetë dita më e ftohtë e kësaj vale, ku temperaturat parashikohet të shënojnë deri -14°C në zonat malore.

Ndërkaq, si pasojë e motit të keq, vijon të jetë problematike situata në disa zona të thella të vendit.