Tension dhe ankth në Shkodër, një shkodran fiton ndaj Veleçikut

Veleçiku i Koplikut nuk ia del të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Parë një javë para fundit të kampionatit. Koplikasit janë mposhtur me rezultatin 0 – 1 nga Burreli, i drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori. Një ndeshje që dhuroi shumë tension dhe ankth, sidomos në pjesën e dytë.

Pjesa e parë nuk do dhuronte gol pavarësisht rasteve të dyja skuadrave. E dyta nis më mirë për koplikasit, por golin do e shënonte Burreli në fund. Është Hyseni që zhbllokon shifrat në minutën e 85-të, duke kaluar në festë skuadren e tij.

Por i njëjti lojtar ndëshkohet me karton të kuq pas dy minutash. Gjithsesi minutat e mbetura nuk sjellin gol tjetër dhe Burreli merr 3 pikë të arta në Shkodër.

Nga ana tjetër, Veleçiku luan ndaj Shënkollit në sfidën e fundit të kampionatit. I mjafton një pikë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, por në rast humbje dhe nëse fiton edhe Iliria, atëherë koplikasit do detyrohen të luajnë një ndeshje shtesë ndaj vendit të dytë në grupin A të Kategorisë së Dytë. /ShkodraNews

Lexo edhe: