Tension e dhunë gjatë shoqërimit në Komisariat, çfarë ndodhi në ambientet e policisë me 3…



Tre të arrestuar në operacionin  “Perimetri”, e shoqërimi në Komisariat ka pasur dhe momente tensioni e dhune.



Sipas policisë, tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.



Në pranga ranë:

• E. L., 28 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

• E. M., 29 vjeç, banues në Durrës.

• R. H., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të transportonin me dy mjete në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe bënë të mundur lokalizimin e mjetit tip “ML” me drejtues shtetasin E. M. dhe mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin dy shtetasit R. H. dhe E. L., të cilëve punonjësit e Policisë iu kanë bërë me shenjë të ndalonin, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të dy mjeteve dhe bëri të mundur ndalimin e tyre dhe prangosjen e 3 shtetasve. Gjatë kontrollit, në mjetin tip “ML” u gjetën 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, shtetasi E. L. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.