Tension në Laprakë, banorët përzënë Ulsi Manjën: Hiq fadromat, duam fushën e sportit

Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend të ndalet në lejet e ndërtimeve që jep duke bërë që të zhdukë edhe ato pak hapësira që kanë mbetur. Këtë herë bëhet fjalë për një fushë në Laprakë. Për të takuar banorët ka shkuar një prej deputetëve të PS-së. Por Ulsi Manja nuk është mirëpritur nga banorët duke i kërkuar që të largohen fadromat.

Banorët të revoltuar kërkojnë që kjo fushë të mos betonizohet dhe kanë kërkuar lagimin e fadromave pasi kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë e lirë publike sportive. Për t’i qetësuar banorët ka shkuar në protestë deputeti i PS-së Ulsi Manja, i cili është përzënë nga këta të fundit, shkruan Hashtag. Banorët të irrituar i kanë theksuar Manjës largimin bashkë me fadromat dhe se lagjia e tyre nuk ka nevojë për betonizim.

DEBATI:

Banorët: Duam fushën.

Manja: Për fushën mos më pyesni më, unë jam më i shqetësuar se ju. Nuk i largoj dot fadromat.

Banorët: Kush ti? Po të ishte nuk do e lije kështu. Pa larguar eskavatorin ne nuk ikim që këtu. (Manja largohet nga fusha.)