Tentoi t’i japë fund jetës, e reja në Shkodër dërgohet me urgjencë në spital

 

Një 24-vjecare në Shkodër ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në  Fshatin e Ri,  në Postribë, ndërsa në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, B. P., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 12. 09. 2018, në fshatin “Fshati i Ri”, Postribë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetësja B. P., vjeçe 24, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.