Tentoi vetëv*asjen pasi pacientja v.diq, dy vite me gruan te koka, ja gjendja e mjekut Tefik Zhurda

Nuk ishte ditë që mund të harrohet lehtë ai i majit 2017 për dy familje, dita kur 15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit, pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht doli e v.d.ekur prej andej. Adoleshentja ndërroi jetë dhe asokohe u tha se v.d.ekja erdhi si pasojë e hipertermisë malinje. Por t.r.agjedia nuk përfundoi këtu. Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i mbetur i vetëm përballë presionit te të afërmve të vajzës të cilët të dëshpëruar kërkonin një fajtor për v.dekjen e saj, tentoi të vrasë veten, duke injektuar në trup preparat lënde anestezie.

Emisioni “Dritare me Rudinën” në News24 i cili ka trajtuar mbrëmjen e së martës ka risjellë në kujtesë ngjarjen e trishtë duke zbuluar informacione për gjendjen e mjekut Zhurda.

Anestezisti i njohur nuk vdiq, por që prej natës së 16 majit, thuajse nuk është më në jetë. Ai u dërgua edhe në një spital në Peruxhia por as mjekët italianë nuk e shpëtuan dot.

Po mbushen dy vjet që anestezisti i njohur gjendet në një situatë neurovegjetative, e thënë ndryshe paaftësi për të jetuar.

Në kokë i rri bashkëshortja e cila ka lënë çdo angazhim tjetër për të qëndruar pranë njeriut të saj më të afërt./ShkodraNews