Tërhoqi vëmendjen e veshur me të kuqe/ Shihni sa kushton fustani i Luana Vjollcës në “Shiko kush LUAN”



Mbrëmjen e së shtunës moderatorja e njohur Luana Vjollca u rikthye në ekran me emisionin e saj “Shiko kush LUAN”.



Ajo kishte zgjedhur të ftonte në puntatën e parë disa nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa vet tërhoqi shumë vëmendje e veshur me një fustan të kuq elegant dhe duket shumë klas me këtë pamje.



Sipas faqes së njohur në Instagram “Mespërmes”, ky fustan nga Alexander McQueen ka një shifër marramendëse. Kushton plot 5.490 euro. E mesa duket kjo shifër është mëse e vërtetë pasi postimin e “Mespërmes”  me fustanin e saj e ka pëlqyer edhe vet Luana.