Tërmet 4.5 Rihter, panik në Firenze, dëmtohen ndërtesa, njerëzit në rrugë. Ja çfarë shkruajnë mediat

Ballkani nuk po gjen qetesi. Kete here eshte toka ne Itali qe drithet me nje lekundje me madhësi 4,5 e cila është regjistruar në Scarperia San Piero, në provincën e Firencës, në Mugello në orën 4.37 të mbremjes qe sapo lame pas.

Lajmi është dhënë nga Instituti gjeofizik vullkanologjik kombëtar. Epiqëndra e goditjes ndodhej në një thellësi prej 9 km.

Lëkundje të tjera më të më të vogla me magnitudë 4.4 deri në 3.5 vogla shoqëruan më pas goditjen e parë.

Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëme materiale në disa ndërtesa në Scarperia San Pietro dhe Barberino.

Shumë njerëz, të trembur u larguan nga shtëpitë e tyre dhe e kaluan natën në makina.

Tronditja me madhësi 4,5 u ndje në qytetet Firence dhe Pistoia.

Në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio, shkollat kanë pezulluar mësimin. Transporti hekurudhor u paralizua kryesisht në linjat e trenave të shpejtësisë së lartë, Firenze-Bolonjë- Empoli- Pisa.

Tërmeti në Mugello vjen një shekull pas atij të vitit 1919, i fuqisë 7-9 i shkallës Merkal, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 njerëzve.