Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, publikohet historia tra.gjike e familjes së Musait

Aktori i njohur Besart Kallaku nwpwrmjet njw postimi nw rrjetet sociale ka bwrw publike një rast tepër të trishtë. Kallaku ka bërë të njohur për publikun historinë tra.gjike të familjes së Musait, të cilit përveç shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti, brenda tre vitesh i kishin vd.ek.ur edhe vajza me djalin.

Këngëtarja Bepe Rexha i premtoi Musait që do t’i rindërtonte shtëpinë nga fillimi.

Postimi i plotë:

Bebe Rexha vjen në Bubq dhe vendos të rindërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti të familjes së Musait, i cili përveç shkatërrimit të natyrës ka kohë që është i shkatërruar shpirtërisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe më pas djali.

Vajza i la jetime 2 fëmijë të cilët jetojnë me Musain dhe Sabijen. Djali para se të nisej herën e fundit në Itali i tha Musait, herën tjetër që do vij nga Italia do bojmë shpinë e re në fshat bab.

U kthye 1 muaj më pas, i pa jetë nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.

Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexhan në Shqipni për t’i lehtësuar dhimbjen e prindërve dhe dheun e fëmijeve. Musai thotë që kurdo që t’i mbyllë sytë, do jetë i qetë për nipin e mbesën sepse do e kenë çatinë mbi kokë. Bekimin e të gjithëve ke Bebe Rexha. Bekuar që erdhe dhe kush të solli.

Musait i kishte ngelur veç ajo pemë portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.

Lavdia e Zotit. Amen.