Tërmeti u mori 7 familjarë, sot mes lōtësh e dhīmbjesh vendoset lulet në gërmadhat e mbetura të shtëpisë Lala



Familja Lala është sot e gjunjëzuar nga dhi.mbja që i shkaktoi të.rmeti i 26 nëntorit. 8 pjesëtarë të familjes u shuan dhe vetëm njëri 17-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat. Miq dhe familjarë kanë vendosur lule aty ku vitin e shkuar u shemb në tokë banesa e tyre dy katëshe.



Blerim Lala një nga djemtë e familjes Lala ka treguar tm.errin dhe dhi.mbjen që ato kanë pas humbjes së 8 pjesëtarëve në tërmetin trag.jik të 26 nëntorit më 2019.



Familjes Lala, të.rmeti tra.gjik i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç.

I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës  ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.