“Terr.or” mbi mësuesit e Shkodrës, drejtori i Arsimit vjen nga Lezha dhe i bën për ujë të ftohtë

E mbajtur larg vëmëndjes së medias dhe opinionit publik, por vetëm me praninë e drejtuesve të shkollave dhe punonjësve të zyrës arsimore Shkoder, është zhvilluar në qytetin e Shkodres një mbledhje me drejtorin rajonal të arsimit për veriun Bardhok Pulaj.

Drejtori i deri djeshëm i Lezhës, nuk ka vonuar të marrë frenat në dorë dhe të bëjë për ujë të ftohtë mësuesit e Shkodres, duke ju përplasur në fytyrë reformën e re të qeverisë, por edhe kujdesin që duhet të kenë në ushtrimin e detyres, pasi ndaj tyre nuk do të ketë asnjë tolerim.

Burime për shkodranews bëjnë me dije se mbledhja e zhvilluar në praninë e ish drejtorit rajonal të Shkodres Kadri Ymeri, sot drejtues vetem per Shkodren, si dhe të të gjithë drejtuesve të shkollave të sistemit parauniversitar, Pulaj ju ka bërë të qartë se një arsim me standarte është objektiv kryesore dhe për këtë duhet punuar në përmbushje të politikave të qeverisë, ndërsa ka lançuar edhe ndryshimet e reja që janë parashikuar, si në menaxhimin e provimeve të maturës dhe lirimit, si dhe të administrimit të teksteve shkollore falas.

Nga ana tjetër duke ju kujtuar se është përgjegjesi direkte e tyre mbarëvajtja e provimeve, ai nuk ka harruar të paralajmërojë cdo mësues që do të tentojë të marrë pjesë në tubime, apo protesta, do të mbajë përgjegjesi për lënien e orëve të mësimit, apo thyerje të rregullores së ministrisë së arsimit për proçesin mësimor.

Tashmë në drejtorinë rajonale të arsimit në Lezhe, atje ku është caktuar porta kryesore për veriun, kanë nisur aplikimet për mësues të rinj, që të gjitha dosjet do të kalojnë në duart e Pulaj dhe administratës së tij për të marrë filtrimin, duke e nxjerrë Shkodrën as më shumë dhe as më pak, por një provincë të Lezhës, e gjitha kjo me bekimin e ministres Besa Shahini dhe qeverisë Rama./ShkodraNews