“Terror” në institucionet e Shkodrës, paralajmërohen punonjësit: E keqja do ju vijë nga Erion Braçe

Prej marrjes se detyrës së zv/kryeministrit, Erjon Braçe ka nisur një valë inspektimesh në të gjithë vendin të punës së drejtorive rajonale.

Konstatimet në shumë zona kanë qenë të rënda që nga shkeljet e orarit zyrtar të punës, rregullave të institucionit apo kthimin e zyrave në lokal kafenesh e thashethemesh.

Por duket se kjo valë e pasuar edhe me shkarkime, ka futur jo pak frikën në administratë. Prej 15 ditësh mësohet se në Shkodër institucionet janë mobilizuar në pritje te Braçes, ku burime për Shkodranews kanë bërë me dije se punonjësit janë porositur të paraqiten në orar në orën 08.00 dhe të mos largohen nga zyra deri në orën 16.00.

Gjithashtu punonjësve ju është kërkuar kujdes në komunikim dhe mos neglizhim pasi Braçe po aplikon vizita blic tërësisht të paparalajmëruara. Ai hyn në zyra sheh punën, paraqitjen e punonjësve dhe komunikimin e tyre me qytetarët, shënon të dhënat dhe në fund të muajit në mbledhjen e përgjithshme bën me dije rezultatet.

Deri më tani nuk kanë munguar shkrirjet e zyrave të caktuara apo largimet nga puna të punonjësve prandaj në Shkodër janë mobilizuar duke pritur me frikë kur po u troket në derë numri dy i qeverisë. Një strategji krejt tjetër me atë të paraardhëses Mesi e cila nuk u ndje fare e madje ishte një numër 2 në hije i Edi Ramës.

Erjon Braçe jo vetëm u ka futur friken punonjësve por edhe është kthyer ne barometrin matës të punës së tyre. Duhet pritur tashmë cili do të jetë rezultati i Shkodrës dhe a do të presin siç duhet punonjësit zv/kryeministrin, që po dëshmojnë këto dite se frika ruan më shumë se asgjë vreshtin.

Ata dhe titullarët e tyre më së miri duhet ta dinë që puna bëhet shume me produktive pa friken e rojës por në lartësinë e detyrës për të shërbyer./ShkodraNews/