“Test për SPAK dhe reformën në drejtësi”/ Një  ‘këshillë’ për ministren Gjonaj: “Gjej një avokat”



Pas konferencës për shtyp të ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i c ili përmes një postimi postimi në rrjetet socialiste ‘e këshillon’ ministren Gjonaj që sipas tij t’i lërë mashtrimit dhe bën mirë të gjejë një avokat.



“Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.



Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo”, shkruan Bardhi.