Tha se do ta padiste, gazetari gjerman “zbyth” Ramën: A dëshiron ende…

Gazetari gjerman Peter Tiede ka pyetur edhe njëherë kryeministrin nëse do ta padiste.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa i bashkëngjit edhe raportin për Lirinë e Medias, Peter Tiede i drejtohet Ramës duke u shprehur se një delegacion ndërkombëtar për lirinë e ka ftuar politikanët në Shqipëri që të ndalojnë së denigruari gazetarët dhe mediat që nuk i kontrollojnë dot.

‘A dëshiron sërish të më padisësh, z. Kryeministër i Shqipërisë? Një delegacion ndërkombëtar për lirinë e medias ishte aty. Raporti flet në terma voluminozë, por lërja Chrone ta përkthejë’, shkruan Tiede.