Tha se ishte pë*dhunuar kur ishte i vogël, moderatori i Top Channel bën deklaratën bombë

Moderatori i njohur Kelvi Kadilli, pak muaj më parë në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ tha se ka kryer marrëdhënie seksuale në moshën 14-vjeçare dhe se ishte përdhunuar.

Por moderatori, i ftuar në emisionin Late Night Show, sqaroi deklaratën e tij duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një shaka.

Kadilli theksoi se ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm me pëlqimin e tij.

Kelvi Kadilli: Mundohem ti hyj më thellë gjërave po keqkuptohem. Siç ishte shakaja e përdhunimit.

Kastro Zizo: Si ndodhi, je mirë? Si të përdhunuan?

Kelvi Kadilli: Kam ende dhimbje. Isha e ftuar tek Rudina Dembacaj dhe më pyeti kur kam dhënë puthjen e parë. I them 14 vjeç  dhe për shaka i them më përdhunuan, në sensin që kam qenë i vogël atëherë. Supozohet se meqë isha kaq i vogël, dikush erdhi dhe më përdhunoi. Sa herë kam bërë seks e kam bërë me qejf të madh. Nuk më kanë përdhunuar ndonjëherë. Ka shumë femra që përdhunojnë. Zakonisht janë më të mëdhaja femrat që përdhunojnë. Mua nuk më ka ndodhur por kam miq plot.