Tha se populli do merrte institucionet, përpara Kryeministrisë do ndodhë e papritura, Meta bën lëvizjen thumbuese tani, nxjerr foton me…

Me flamurin e Shqipërisë dhe pa koment e ka shoqëruar këtë foto Presidenti Meta i cili konfirmon thirrjen për në datën 2 mars për qytetarët për një besëlidhje përpara Kryeministrisë.

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar tha ai do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’.

Meta ka bërë ironi kur tha se ata që kërkojnë popullin e Presidentit, “të porosisin poture të gjera”.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në konferencën për media kur u pyet nga gazetarët përse nuk e shpërndan atë që gjithnjë i referohet gjysmë parlamenti.

DEKLARATA E PLOTE

“Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veoprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton.

Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite ne bulevardin Dëshmorët e Kombit e ju japim fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera”.