Thanë se u a.rrestua, reagon urgjentisht pedagogu: Nuk jam as i ar.restuar dhe as ne hetim

U përhapën me shpejtësi lajmet se ndër të a.rrestuarit e Elbasanit ishte edhe një pedagog i njohur i gazetarisë, Zylyftar Bregu, gje qe nuk ishte e vertete pasi ne njoftimin zyrtar te policise emri i tij nuk figuronte.

Por menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë pedagogu, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook mohoi zërat  që ai është nën hetim, apo arrestuar.

Bregu shkruan në facebook:

Duke falenderuar te gjithe miqte, te afermit dhe dashamiresit te shqetesuar per lajmet e perhapura qellimisht ne media, bej me dije se deri tani nuk jam as ne hetim as I arrestuar!

Ndërkohë që ky ishte njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen.

Elbasan

Finalizohet operacioni policor  “KRASTA”

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura më parë

Goditete edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat

Sekuestrohen një sërë sendesh të kundraligjshme

Më datë 14.06.2019, në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”,  nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operaciopnin policor të koduar “KRASTA”,  për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale të rifilluara si më poshtë vijon  :

  1. Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006  në Elbasan.
  2. Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar  për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan.
  3. Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit.