Thërriska vde.kjen këtë vit, deti merr një tjetër jetë

Një shtetas 60 vjeç TH.N ka ndërruar jetë ndërsa po pushonte në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, ku është vërejtur trupi pa jetë i pushuesit. Sipas policisë në trup nuk shihen shenja dhune, ndërsa mendohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit atak kardiak.

Informacion paraprak:

Në orën 09:00, në Plazhin e Vjetër, në anë të detit ka ndërruar jetë shtetasi Th.N., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se 60 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.