Thurën skenarin për krizën politike, Berisha fshihet, Meta ia mbath në Egjipt, përfiton dhe Rama me bandën e tij

Berisha-Meta shohin pas perdes luftën e dyshes Basha-Monika me faktorin ndërkombëtar, i gjithë skenari lidhet me makthin e ngritjes së SPAK-ut.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë orkestruestit e vërtetë të krizës politike në Tiranë, me shpresë se do të marrin një garanci nga SHBA-BE për të mos u arrestuar nga SPAK-u. Dyshja Berisha-Meta janë ideatorët e skenarit të djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme, por për të zbatuar këtë skenar kanë nxjerrë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Prej disa ditësh, Berisha dhe Meta po ndjekin pas perdes Bashën dhe Monikën, duke u përplasur me ndërkombëtarët. Këta të fundit kanë bërë thirrje për krijimin e një opozite të re në Kuvend. Për të fshehur gjurmët e tyre në krizën politike të radhës në Shqipëri, Sali Berisha ka tri ditë që është fshehur, ndërsa Ilir Meta ka sajuar një vizitë në Egjipt.

Ilir Meta, i kapur me bllok në dorë në zyrën e Dritan Priftit dhe i konsideruar si një ndër politikanët më të korruptuar në Ballkan, të cilin Edi Rama ua bëri peshqesh shqiptarëve duke e bërë President, natën i jep udhëzime Monikës për thellimin e krizës politike, ndërsa ditën bën thirrje për qetësi dhe maturi. Nga ana tjetër, Berisha ka marrë pothuajse drejtimin e Partisë Demokratike, ndërsa Lulzim Basha po shërben thjesht si një sekretar figurant.

Tërbimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës ka ardhur pas nisjes së procesit për zgjedhjen e prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ky proces monitorohet nga amerikanët dhe prokurorja kroate, që futi në burg ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Pas pesë viteve luftë të hapur dhe të nëndheshme kundër Reformës në Drejtësi, destabilizimi i vendit ka mbetur shpresa e fundit e Ilir Metës dhe Sali Berishës për të mos rënë në duart e SPAK-ut. Nga kjo situatë përfiton edhe Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, të cilët ashtu si Meta, Berisha dhe bandat e tyre, do të duhet të japin llogari para SPAK-ut për vjedhjen e 1 miliard eurove çdo vit./Pamfleti