Ti dhe Ermali u bëtë milionera me injorancën tonë, komentuesi shastis Bes Kallakun: Ja si përgjigjet ai…

Bes Kallaku shumë shpejt pritet të dalë me një film.

Humoristi bëri të ditur se ka 2 vite që merret me këtë projekt.

Mirëpo, në postimin e tij në Instagram, ka ndodhur një ‘konflikt’  mes një komentuesi dhe aktorit, Bes Kallaku.

“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit”- shkruan komentuesi në postimin e Bes Kallakut.

‘Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq’, i përgjigjet aktori.