“Ti q** robt, ma jep telefonin. Ja pra ai ku*va atje”, del jashtë kontrollit situata tek Komuna e Parisit, vajza ‘zuri mat’ të dashurin me një tjetër

Një situatë e pazakontë eshte regjistruar tek Komuna e Parisit në Tiranë. Një video e publikuar ne mediat sociale, tregon një vajze e cila sipas deshmitareve dyshohet se ka kapur burrin e saj “mat” me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit.

Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës.

Më pas ajo largohet drejt automjetit të saj, por një person, i cili mendohet se është burri i saj, del nga makina dhe e ndjek nga pas.

Më pas mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet. Skena është filmuar nga një banor i zonës./JOQ