Tjetër gafë nga ‘ministri më i lexuar’ i Ramës, s’di si quhet traktati për të cilin flet

Ministri i Jashtëm me kompetenca të deleguara, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministerialit të NATO-s në SHBA.

Në një intervistë për A2 CNN, teksa foli për rolin e Shqipërisë në NATO dhe rëndësinë e shmangies së rrezikut rus në rajon, ka bërë një tjetër gafë, pas ngatërresës së bërë gjatë Samitit të Diasporës me vargjet e Naim Frashërit të poemës “Bagëti e Bujqësi”

Duke folur për ndikimin rus në Shqipëri, Cakaj tha: “Lidhur me shqetësimet e sigurisë që vijnë prej veprimeve të Rusisë, këtu mund të nënvizoj 3 faktorë kryesorë, që kanë qenë objekt i diskutimeve të sotme. E para, prishja e traktatit të rrezeve me veprim të mesëm nga ana e Rusisë. E dyta, problemet që vijnë nga aktivitetet e luftës hibride të Rusisë në përgjithësi. E treta, situata e në Detin e Zi, situata e sigurisë në Detin e Zi, thënë më saktësisht, pas incidenteve të shkaktuara nga Rusia në detin Azov”.