Tjetër kupë vjen në Shkodër

Vllaznia U-18 në basketboll për vajza shpallet kampione e kampionatit kombëtar të basketbollit. Në takimin e zhvilluar në parketin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, vajzat kuqeblu triumfuan në finale ndaj ekipit Superior Basket, me shifrat 122 – 85.

Një ndeshje e shkëlqyer e vajzave shkodrane, që ia dalin të triumfojnë në finale për të dytin vit radhazi. Një sukses ky edhe për dyshen e trajnerëve të kësaj skuadre, Renato Radoja dhe Xhuli Shestani, që korrin tjetër sukses me këto vajza.

Vllaznia arriti në finale, pasi më herët kishte fituar në gjysëmfinale ndaj ekipit të Flamurtarit me rezultatin e thellë 103 – 44, ndërsa Superior Basket kishte fituar ndaj The Roses me 97 – 60, por në finale më të sakta ishin vajzat shkodrane. /ShkodraNews


Lexo edhe: