Tjetër lajm i zi! Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi, një tjetër personazh ka mbyllur sytë!

Gazetari dhe poeti i njohur Simon Vrushon është ndarë nga jeta dhe lajmin e trishto e ka dhënë gazetari Namir Lapardhaja.

‘Sot është larguar nga kjo jetë poeti, publicisti dhe gazetari Simon Vrusho.

Me Simonin nuk kemi menduar gjithmonë njëlloj. Ndonjëherë i tejkaluam edhe kufijtë e diskutimeve dhe debateve, por ajo që ngelet është vlera dhe kontributi i një njeriu të rrallë që kurrë nuk bëri kompromise në këtë jetë me të keqen.

Në kujtim të miqësisë dhe viteve kur punuam dhe bashkëpunuam së bashku.

Pusholfsh në paqe, Simon!’ , shkruanLapardhaja në Facebook.