Tjetër largim nga ekipi i Vllaznisë

Tek Vllaznia akoma nuk ka nisur puna për sezonin e ri. Edhe pse duhet rreth 1 muaj për startin e sezonit të ri në Kategorinë e Parë, shkodranët nuk kanë gjetur ende trajnerin dhe drejtorin sportiv të ri. E mesa duket lojtarët e kësaj skuadre nuk presin më.

Largimi i rradhës nga Vllaznia është mesfushori Nuredin Orelesi. Ai është bërë pjesë e ekipit të Kamzës për sezonin e ri në Superiore. Orelesi ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me ekipin e Kamzës, ku konsiderohet edhe një element kryesor për këtë skuadër.

Kjo është një aventurë e re për Orelesin, teksa më parë ka luajtur në Shqipëri edhe për Dinamon, Skënderbeun dhe së fundmi me Vllazninë. Në fakt, për shkak të problemeve të ndryshme, ai u parashikua të largohej që në janar nga shkodranët. /ShkodraNews