Tjetër ndeshje e vështirë për Vllazninë, por objektivi është i qartë

Vllaznia në basketboll për meshkuj vijon përgatitjet për sfidën e kësaj fundjave. Pas humbjes në kryeqytet ndaj Tiranës, kuqeblutë kanë një tjetër sfidë delikate ndaj një tjeter ekipi të kryeqytetit. Bëhet fjalë për ekipin e Partizanit.

Por, këtë herë luhet në Shkodër. Të shtunën në orën 17:00, ekipi i drejtuar nga Plantak pret të kuqtë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Edhe kundërshtari do të kërkojë të rikthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Goga Basket.

Por, fitorja i duhet më shumë Vllaznisë në mënyrë që ti largohet sa më parë fundit të tabelës. E për këtë i nevojitet edhe mbështetja e tifozerisë shkodrane, ashtu si nuk i ka munguar as në ndeshjet e fundit të zhvilluara në Shkodër.

Në rast të një fitore, atëherë kuqeblutë mund të barazojnë me pikë edhe Kamzën, rivalin e tyre kryesor për mbijetesën. /ShkodraNews

Lexo edhe: