Toka vazhdon lëkundet, u zgjuam me tjetër tërmet. Ja sa ballë ishte

Një lekundje tjeter termeti eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te sotem ne vend, e marte.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton ne faqen e tij zyrtare per nje tjeter lekundje qe ka ndodhur ne oren 05:22.

Sic mund ta shihni, termeti ka qene me magnitude 3.4 dhe ka pasur epiqender 10 km ne veri te Durresit.

Termeti pason lekundjet e shumta qe pasuan termetin e frikshem te se shtunes pasdite, me magnitude 5.8 e qe u shoqerua me panik te madh, demte te shumta ne banesa e objekteve te ndryshme dhe njerez te lenduar, por per fat asnje v iktime.