Tom Doshi merr Ujësjellësin e Shkodrës

Torta e pushtetit sa vjen dhe behet me interesante megjithese socialistet ende se kane marre zyrtarisht drejtimin e bashkise Shkoder, proces qe pritet te ndodhe ne javen e dyte ose te trete te gushtit. “Te privilegjuarit” ne kete mes duket se nuk do te jene vetem socialistet por edhe social-demokratet e Tom Doshit, partia e dyte me e madhe e koalicionit me PS.

Jo vetem ne kupolen e re te bashkise Shkoder ku PSD do te kete nje nga nenkryetaret, por edhe drejtorite me te mira e me me shume te ardhura do te drejtohen prej kesaj force politike. ShkodraNews ka mesuar nga burime brenda selise roze se ashtu si ne kohen e Voltana Ademit kur ndermarrjen e ujesjelles – kanalizime nuk e drejtuan per 4 vite demokratet, edhe me drejtimin socialist ajo do ti perkase aleateve te PSD.

Njekohesisht pervec ujesjellesit edhe disa drejtori kyçe do ti perkasin kesaj force politike pa permendur punesimet ne cdo sektor. Marreveshja ende e pafinalizuar plotesisht mes paleve i garanton keshtu “pushtet” te konsiderueshem social demokrateve qe nisen ringritjen ne Shkoder permes blerjes masive te votave prej zgjedhjeve te 2015, kur kete sigel e mori ne patronazh per veriun Tom Doshi.

Per socialistet e moderuar dhe demokracine sociale nuk do te kete poste drejtuese bejne me dije burimet pasi numri i votave qe kane marre eshte i paperfillshem dhe vota e tyre nuk ka asnje peshe ne keshill por mbetet honorifike./ShkodraNews