Tom Doshi shoqëron Ramën në Shkodër, nuk përmbahet Lubonja: SHBA e ka shpallur “non grata” ndërsa…

Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Shkodër, si dhe shoqërimin e tij nga Tom Doshi.

Postimi i Lubonjës

“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elektoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në listen e atyre qytetarëve të botës që Deparatmenti i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA. Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, ka shkruar Lubonja në llogarinë e tij në Facebook.